Procesi i rindërtimit vijon në zonat e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ndërsa kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin në Fushë-Krujë. Kryeministri tha se ka përfunduar afro 45% e punës me infrastrukturën e re rrugore e nëntokësore, e cila shtrihet në 10 hektarët.
Sipas kryeministrit, përveç banesave individuale e kolektive, do të ndërtohen edhe çerdhja, kopshti, shkolla, qendra shëndetësore, zyrat e shërbimeve publike, zonat e gjelbërta, si edhe një treg modern për produktet e zonës.
“Në kantierin e lagjes së re që do të ndërtohet për disa qindra familje të mbetura pa shtëpi në natën tragjike të 26 nëntorit, për të parë nga afër kryerjen e afro 45% të punës me infrastrukturën e re rrugore e nëntokësore, e cila shtrihet në 10 hektarët ku përveç banesave individuale e kolektive, do të ndërtohen edhe çerdhja, kopshti, shkolla, qendra shëndetësore, zyrat e shërbimeve publike, zonat e gjelbërta, si edhe një treg modern për produktet e zonës“, shkruan Rama.