MENU
klinika

Berisha kërkon me insistim dënimin e Thaçit për krime lufte

“Rama shkoi në Prishtinë, sepse duan të shkatërrojnë Gjykatën Speciale!”

05.07.2020 - 12:32

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Kosovë.

Sipas Berishës, vizita e Ramës ishte pjesë e një skenari të përgatitur nga Beogradi zyrtar, për t’i dhënë një goditje të fortë politikës së Kosovës. Berisha ka zbuluar, se kjo goditje po synohet të realizohet duke shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale.

Postimi i plotë i Berishes:

Beogradi me argatet e tij pregatit goditje politike “nukleare” per Kosoven! Miq, pas publikimit te aktakuzes nga kryeprokurori i Gjykates se Hages pa miratimin e gjykatesit per zotin Thaçi dhe zotin Kadri Veseli dhe deshtimit pas kesaj perfundimisht te projektit te zmadhimit te Serbise ne kurriz te territorit dhe ndarjes se Kosoves, burime te informuara njoftojne se Beogradi po perpiqet me argatet e tij shqipfoles ti jape Kosoves nje goditje “nukleare” politike.

Kjo goditje sipas ketyre burimeve synohet te realizohet me anen e abrogimit te ligjit te Gjykates Speciale, gje qe do ta damkoste Kosoven si nje shtet zuzar gje qe do ta bente Kosoven objekt ritorsionesh, izolimi dhe perçmimesh e sanksionesh te shumllojta nga miqte, parteneret dhe bota.

Ne funksion te ketij skenari jane; deklaratat kunder Gjykates Speciale dhe kerkesat e perseritura publike te argatit in chef Baton Stanishiq per abrogimin e ligjit te saj, identifikimi i aktakuzes ndaj zotit Thaçi dhe zotit Veseli si aktakuze ndaj UÇK dhe luftes çlirimtare te Kosoves dhe insistimi per terheqjen e Prishtines nga bisedimet Kosove – Serbi me pretekstin se Kosova nuk mund te ulet ne tavoline te bisedimeve me hekura ne duar etj.

Ne funksion te realizimit te kesaj goditje ishte dhe vizita blic me antiplumb e urdheruar nga Beogradi e Zografit Bis ne Prishtine, qellimi kryesor i te ciles ishte nje dhe vetem nje: sulmi i eger stalinist ndaj Gjykates Speciale dhe drejtesise nderkombetare si simbol i shemtuar i padrejtesise mbi toke si nje lloj monstre e epokes me te zeze komuniste. Ky sulm u shpreh qarte nga vet Rama me fjalet e tij “Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletërrufesë speciale, që do të hyjë si njollë turpi e shekullit te 21 në historinë botërore të drejtësisë, që praktikën e akuzës pa te ijnelex juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike”. Duke e cilesuar njolle turpi te shekullit te 21 dhe fletrrufe te kohes se revolucionit kinez, Zografi Bis kerkoi te nxise dhe mbeshtese me te gjithe mundesine qe ka nismen per abrogimin e Gjykates Speciale, kesaj atavizme te sistemit totalitar komunist.

Po per nxitjen e abrogimit te Gjykates Speciale, per te ndezur me tej emocionet, Zografi Bis beri gjithçka qe aktakuzat e fundit te Gjykates se Hages ti paraqese si nje sulm direkt ndaj UÇK dhe luftes se saj te drejte e çlirimtare nderkohe qe ato nuk jane absolutisht te tilla. Ato jane akuza per indvide te veçante, te cilat sipas ambasadorit Clint Williamson nuk kane te bejne as me periudhen e luftes por lidhen vetem me vepra te dyshuara se jane kryer pas çlirimit te Kosoves, pra pas futjes se trupave te NATOs aty.

Keshtu, ne panagjeriken e tij hipokrite, Zografi Bis shprehet se: Qe kur kam marre lajmin e listes se Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e krimineleve te supozuar te Luftes Çlirimtare te Kosoves perpiqem po nuk arrij te formuloje fjalite e duhura per te shprehur indinjaten time! Dhe vazhdon me poshte: ”…Por jam e do te jem deri fund ne krah te te gjithe atyre qe luftuan me arme per te çprangosur Kosoven e burgosur ne ferrin e Sllobodan Millosheviçit duke e mbyllur me gjak, nder e lavdi nje histori padrejtesie historike ne zemer te Europes. Rrofte Kosova dhe sot me shume se kurre Nderim Udheheqesve te Luftes Çlirimtare.”

Miq, ky pathos per luften dhe heronjte e te renet e saj nuk do merrej si hipokrizi e ne funksion te nje qellimi makaber te nxitjes se shkrirjes se Gjykates Speciale, sikur njeriu qe shkruan keto rradhe te mos ishte tradhetari qe i vendoste ne gjoks çelesin e arte te kryqytetit te vendit kengetarit famzi te masakrave te serbeve ne Kosove, Bregoviç. Keto fjale nuk do te tingllonin si thirrje per anullimin e Gjykates Speciale sikur autori i tyre te mos kishte bere gjithçka ne mbeshtetje te projektit te zmadhimit te Serbise ne kurriz te territorit te Kosoves dhe ndarjes se saj.

Keto fjale do jehonin si nje melodi atdhetare sikur autori i tyre te mos ishte njeriu qe ndezi per llogari te Beogradit luften e ftohte midis Tiranes dhe Prishitines dhe qe perdori te gjitha llojet e fyerjeve publike ndaj cdo udheheqesi politik te popullit te Kosoves per shkak se ata refuzonin perpjekjet e tij per Serbine e Madhe. Keto rrjeshta per luftetaret dhe luften mund te te kujtonin ndonje nacionalist folklorik e naiv. Por ne fakt ato jane nje thirrje antikombetare per zhdukjen e Gjykates Speciale vetem e vetem qe Kosova e lire dhe demokratike te damkosej per llogari te Beogradit si nje shtet zuzar per te cilin parimi “pacta sund servanda” nuk ekziston.

Keto fjale edhe mund te mos vlersoheshin si frymezim per qellime te liga sikur autori i tyre te mos ishte njeriu qe ka firmosur me urdher te padronit traktatin famzi te Novi Sadit dhe zhdukjen e Kosoves nga harta si shtet i pavarur.

Miq, se fundi, keto fjale nuk do te merreshin si te shtira sikur vet autori i tyre ti kishte shqiperuar qofte dhe gjysmen e tyre kur u thirr tre here ne Hage ish kryeministri Haradinaj, dhe siç dihet heren e trete u thirr nga Gjykata Speciale edhe pasi ai nga Gjykata Nderkombetare e OKB ne Hage kishte fituar pafajesine si ne gjykaten e faktit ashtu dhe ate te apelit.

Po rikujtoj ketu se rastin e thirrjes se z Haradinaj heren e trete ne Hage, Zografi Bis u shpreh: “Keto ftesa ne radhe nga Haga per protagoniste te UÇK jane nje sfide e re e çdo njerit prej te thirrurve …per te provuar deri ne fund pafajesine e tyre”.Keshtu, thirrjen per te treten here te ishkryeministrit te Kosoves, Haradinaj ai nuk e lidhi as me lavdine e UÇK dhe as me luften e saj, madje “harroi” te ishte ne krah te te gjithe atyre qe luftuan me arme ne dore.

Madje ne kete rast thirrja nga Gjykata nuk ishte nje “njolle turpi ne historine e drejtesise nderkombetare” as dhe “nje flete rrufe kineze” etj.

Pra kemi te bejme me dy qendrime te ndryshme dhe te pakrahasueshme. Pse ky qendrim dyfytyresh dhe pse ky standart i dyfishte?

Kjo sepse ne rastin e akuzes kunder zotit Thaçi Gjykata Speciale duhet zhdukur sepse hodhi ne ere projektin e Serbise se Madhe, flamurin e zi te te ciles e mbante Miladini shqipfoles me Zografin Bis dhe argati in chef. Kurse ne rastin e thirrjes per here te trete te zotit Haradinaj, Gjykata Speciale nuk beri nje turp nderkombetar sepse ai bllokoi me taksen 100% marreveshjen per ndarjen e Kosoves.

Duke denoncuar me ashpersine me te madhe keto perpjekje te deshtuara te Beogradit dhe argateve te tij shqipfoles, shpreh bendjen se ish luftetaret e UÇK do te dine, sikunder deri sot, te provojne me dinjitet pafajesine e tyre dhe trojka faqezeze e shqipfolesve albanofob do perfundojne aty ku e kane vendin tradhtaret e kombit shqiptar. sb

Kryeministri Edi Rama vizitoi pak ditë më parë Kosovën, i nxitur nga publikimi i aktakuzës së Prokurorisë Speciale për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarëve të UÇK. Në deklaratën e përbashkët për mediat, Rama mbajti të njëjtin qëndrim si në Parlament për aktakuzën e Prokurorisë Speciale, duke thënë se ishte i gabuar dhe hedh baltë mbi Kosovës dhe luftën e UÇK.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohet lëvizja e fundit nga presidenti i Kosovës

Haga ngre aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit