MENU
klinika

Zbulon se çfarë do të ndodhë sot

Rama ulet në tryezën e Këshillit Politik, reagon Hajdari para takimit

20.07.2020 - 10:30

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se nga tryeza e sotme e Këshillit Politik “do të dilet vetëm me Reformë Zgjedhore me lista të hapura”. Sipas saj, është “e çuditshme që Lulzim Basha nuk merr pjesë në takimin e sotëm të Këshillit Politik, duke qenë si ai dhe Presidenti e thirrën këtë mbledhje”.

“Mendoj që duhet të ishte i pranishëm për të mbrojtur opozitën dhe demokratët në atë tryezë. Është në dorën e tij se çfarë bën, por nuk mendoj se ka gjë më të rëndësishme sesa Reforma Zgjedhore për momentin”, tha Hajdari.

Deputetja paralajmëroi opozitën jashtëparlamentare që kjo nuk është tryeza e duhur për të shtyrë ndryshimet kushtetuese.

“Nëse duan ta kthejnë në tryezë që do të pengojë ndryshimet kushtetuese, e kanë më kot. Opozita jashtëparlamentare duhet të kuptojë se listat e hapura i duan shqiptarët. Për ta shtyrë këtë ndryshim, kjo nuk është tryeza e duhur. Nga kjo tryezë do të dilet vetëm me Reformë Zgjedhore me lista të hapura. Uroj që në këtë tryezë, opozita jashtëparlamentare të vijë për të mbështetur listat e hapura, nëse nuk e bëjnë këtë, është e kotë që të rimblidhemi për të zgjatur më tej Reformën Zgjedhore. Kur të mbështeten listat e hapura, ne do të votojmë Marrëveshjen e 5 Qershorit në Parlament”, tha Hajdari në studion e A2.

Sot i pranishëm në Këshillin Politik do jetë edhe kryeministri Edi Rama.