MENU
klinika

"Nuk kemi martesë por krushqi të dyfishtë"

Rama për listat e hapura: Nuk besoj në efektin e tyre çudibërës por…

02.07.2020 - 12:57

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend sot edhe për listat e hapura. Ai tha se nuk beson në efektin e tyre çudibërës duke folur për një ndërlikim të procesit të administrimit të votës. Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës së re, Rama deklaroi se nuk ka një ‘martesë’ me kryetarin e PD por krushqi të dyfishtë. Ai theksoi se në këtë fazë na takon të bëjmë një diskutim por se nëse nuk ka mirëkuptim nuk kalohet dot asgjë.

“Të vazhdojmë qetësisht dhe të diskutojmë hapat. Ju e dini vendimin tim publik lidhur me listat e hapura. Unë nuk besoj në efektin e tyre çudibërës ashtu sikundër mendoj që listat e hapura e ndërlikojnë në mënyrë të qenësishme procesin e administrimit të votës. Jeni të gjithë dëshmitarë, kush më shumë e kush më pak, Myslimi ka dëshmitë e tij në shumë zgjedhje që në procesin e administrimit të votës, sidomos në procesin e numërimit, të gjithë atyre vagonëve të trenave të koalicioneve nuk është e lehtë. Po të llogarisim ato trena dhe në çdo vagon listat e hapura dhe po t’i kthehemi pak kohës se sa zgjat numërimi sot me lista të mbyllura nuk e di se si kur dhe si mund të mbarojë një numërim i pakontestueshëm.

Është e vërtetë që opinioni publik sot ka një bindje të përgjithshme që listat e hapura janë një zgjidhje e madhe për demokratizimin e përfaqësimit. Është shumë e vërtetë që listat e mbyllura sot shihen si kasaforta të mistereve, sekreteve dhe gjithë të këqijave të pathëna ashtu sikundër kuptohet gabimisht që po u hapën listat s’do ketë kryetar, do jenë thjesht noterë. Jo për t’ju provuar ju që unë e shoh veten time si kryetar i partisë më të madhe besoj që në këtë fazë na takon të bëjmë një diskutim. A arrijmë apo nuk arrijmë të merremi vesh është në proces. Por sigurisht po nuk u morëm vesh nuk kalojmë dot asgjë. As listat e hapura as numërimin partiak. Ne nuk jemi në kushtet që kemi bërë ndonjë martesë, që ta dish znj. Hajdari se ti e vuan shumë idenë e martesës sime me Lulin, por një krushqi e kemi në këtë rast por të dyfishtë dhe me ata dhe me ju që do ta bëjmë për të nxjerrë rezultatin nga salla se ndryshe na bie e gjithë që ka të bëjë me përmbushjen e një kushti i cili nënkupton një produkt me standarde dhe të krijojë një mundësi besimi më të madhe mes palëve. Nëse ju thoni ne duam lista të hapura, heqjen e koalicioneve dhe që në komisione PD dhe Lulzim Basha të mos ketë njerëz, atëherë po më thoni që ta tmerrojmë Lulin nga e para dhe të mos kemi mundësi të bëjmë asgjë për ta kthyer atë lepurin e madh në formë luani që është aty në formën e një maceje”, deklaroi Rama.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës