MENU
klinika

La Liga, Java 38

Real e mbyll me barazim, Ramos vendos rekord

19.07.2020 - 22:02

Ka përfunduar zyrtarisht La Liga, me të gjitha verdiktet, ku natyrisht pati edhe surpriza. Pas Realit kampion dhe vendit të dytë të siguruar nga Barcelona, vendi i tretë i takon Atletico Madrid, ndërsa i katërti shkon për Sevilla-n.

Villarreal, Real Sociedad dhe Granada do të luajnë në Europa League sezonin e ardhshëm. Natyrisht, surpriza është ekipi i Granada-s. Ndërsa pas Espanyol-it dhe Mallorca-s, bie nga kategoria edhe Leganes, që nuk fitoi dot me Real Madrid, pasi do të kishte shpëtuar (u mbyll 2-2).

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, shënoi golin e 11-të në La Liga këtë sezon, një rekord për një mbrojtës në një sezon sa i përket kampionatit spanjoll. Rekord ky që është vendosur në shekullin e XXI. i fundit që ishte ndalur në 10 gola me Getafen ishte Mariano Pernia, në sezonin 2005-2006.

Zidane zëvendësoi 4 yje të ekipit në pjesën e dytë, Ramos, Benzema, Casemiro dhe Asensio. Benzema duhet të shënonte 4 gola për të arritur Messin si shënuesi më i mirë, por nuk realizoi asnjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN