MENU
klinika

Pas lëvizjes së bujshme të Ramës

Reforma/ Zbardhet mesazhi i fuqishëm i 3 eurodeputetëve

16.07.2020 - 18:16

Në një deklaratë të përbashkët, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (EPP, DE), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos (S&D, PT) dhe Kryetari i Delegacionit Parlamentar për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (EPP, EL) i kërkuan Parlamentit shqiptar që të miratojë sa më shpejt marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor. Ndryshimi i marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian

Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për të ardhmen e vendit në BE.”