MENU
klinika

Shtrohet në spital bashkë me vajzën

Rëndohet gjendja e yllit të kinemasë

18.07.2020 - 09:31

Ylli i kinemasë indiane, aktorja Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza e saj, Aaradhya, janë shtruar në spitalin Nanavat në Indi.

Aishwarya Rai dhe e bija shtrohen në spital, rëndohet gjendja prej COVID-19

Të dyja ishin në vetkarantinim, pasi kishin rezultuar të infektuara me koronavirusin. Sipas burimeve, të dyja kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

Burri i Aishwarya, aktori Abhishek Bachchan dhe vjehrri i saj, Amitabh Bachchan, ishin shtruar më parë në Nanavati, pasi edhe ata ishin infektuar me koronavirus gjatë fundjavës.

Më 12 korrik, Abhishek kishte postuar në Twitter se “Aishwarya dhe Aaradhya kanë rezultuar gjithashtu me COVID-19. Ato do të vetantantifikohen në shtëpi.