27.07.2020 - 06:32
Të dhënat e para pesimiste vijnë nga Zyra Kombëtare e Punësimit, ku sipas Acp aktualisht ka vetëm 272 oferta punë, teksa mesatarja vjetore e ofertave nga bizneset në tre vitet e fundit ishte 35-40 mijë vende pune në vit.
Nga të 272 ofertat, shumica e tyre rreth 90 për qind janë për punë që kërkojnë kualifikim të ulët, të tilla si punëtor krahu, pastrues, punonjës në fasoneri dhe në sektorin e peshkimit. Shumica e ofertave targetojnë persona me arsim 8-9 vjeçar. Nga ofertat në dispozicion shumica e tyre janë përqendruar në pjesën qendrore të vendit.