Dy skuadrat kryeqytetase të Italisë nuk falin në takimet e javës së 36-të. Roma fitoi 2-1 ndaj Fiorentina-s dhe “blindon” kështu vendin e pestë, që të con në grupet e Europa League. Ndërsa përmbys Lazio 5-1 në Verona, ku Immobile shënoi dy gola dhe ngjitet në kuotën e 33 golave, 4 më shumë se Ronaldo dhe sa Lewandowski në Europë.
Ajo që ia vlen të thuhet është se dy penalltitë e akorduar në favor të bardhekaltërve arrijnë një rekord që qëndronte prej më shumë se thuajse 70 vitesh, kur Milani i sezonit 1950-51 arriti plot 18 penallti në një sezon (aq sa ekipi bardhekaltër).
Nga pika e bardhë nuk gaboi dy herë Immobile, që kishte shënuar edhe golin e parë të takimit. Kështu, sulmuesi shkon plot 34 gola, 2 më pak se sa Gonzalo Higuain i cili në sezonin 2015-2016 arriti të shënonte 36 gola me Napolin. Immobile shkon kështu drejt timit të Këpucës së Artë, teksa Ronaldo ka mbetur 30 gola, por edhe në Europë, majfton 1 gol.