2 mjekë në Fier kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, duke shtuar numrin e bluzave të bardha të vendosur tashmë në karantinë.
Mësohet se edhe një grua ka dalë pozitive ndaj testit, çka pritet të shtojë me 3 numrin e personave të prekur në Fier, siç raporton për “BalkanWeb” korrespondenti ynë atje, Ervis Kuçi.
Mësohet se pozitiv pasi ka bërë tamponin ka rezultuar të jetë mjeku anestezist i spitalit të Fierit, i cili edhe ka paraqitur simptoma.
Mësohet se mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku edhe mund të jetë prekur nga virusi. Në momentin e parë që ka konstatuar shenja të virusit nuk është paraqitur më në punë, ndërsa deri më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në ketë spital.
Ndërkohë një tjetër mjek, i cili punon në Levan, por banon në Fier ka rezultuar pozitiv me Covid, duke bërë që të merren kontaktet e afërta të tij.
Pas tamponit pozitive ka rezultuar edhe një grua, duke e çuar në tre numrin e personave të prekur në Fier brenda një dite.
Prej disa ditësh Fieri ka pasur një numër të vogël infektimesh me Covid.