MENU
klinika

Agron Llakaj ka një apel të fortë për gjithë qytetarët

“Rrituni para kohe për të kuptuar sa e shenjtë është familja”

29.07.2020 - 10:03

Aktori i njohur, Agron Llakaj përmes një postimi në rrjetet sociale iu bën apel qytetarëve që të vendosin maska dhe të ruajnë distancimin social.

Llakaj shprehet se COVID-19 nuk është një lojë, por një betejë e mallkuar, që kërkon ndërgjegjësim nga të gjithë.

Postimi i plotë:

…shpeto nje jete!… per te gjithe te rinjte e te rejat, adoleshentet…, ju drejtohem si artist, si prind e si gjysh…, Covid 19 nuk eshte loje dhe kjo beteje tashme eshte ne doren tuaj, ne doren tone, pa as me te voglin dyshim. Mos mendoni per vehten, por per nene dhe babe, gjyshe dhe gjysh…, qe pas kesaj beteje te mallkuar, ta rigjesh serish ate dore te zgjatur me aq dashuri e dhemshuri…, vendos sot nje maske! Lerini per nje cast, per nje kohe, lojrat dhe festat…, shpeto nje jete… distancim fizik, jo grumbullime sepse padashur ti e transmeton ne shtepi…, rreziku je Ti! Rrituni njeher para kohe per te kuptuar sa e shenjte eshte familja dhe jeta! O sot o kurre.