Rusia dyfishoi eksportet e saj të mishit në gjashtë muajt e parë të këtij viti, raporton RBC, duke cituar të dhëna nga Banka Ruse bujqësore. Kina është bërë blerësi më i madh i mishit rus, përpara Ukrainës, treguan të dhënat.
Kina kontinentale përbënte 45 përqind të dërgesave të mishit rus në aspektin fizik, ndërsa Hong Kong për 54 përqind të furnizimeve.
Analistët shpjeguan se eksportet nga Rusia u rritën kryesisht për shkak të një rritje në furnizimin e mishit të shpendëve. Kina ka qenë duke blerë shpendë, si dhe mish viçi të ftohtë. Prodhuesi rus i mishit Cherkizovo po kërkon të zgjerojë praninë e tij në tregun kinez. Kompania ka qenë në bisedime për furnizimet e derrit në Kinë, e cila është konsumatori më i madh në botë i derrit.
Të dhënat doganore treguan se eksportet e Rusisë për ushqime dhe produkte bujqësore në Kinë u rritën me 25 përqind nga janari deri në maj, duke arritur në 1.8 miliardë dollarë.
/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT