Marrëveshja e 5 qershorit do të votohet ditën e enjte, më 23 korrik në Kuvend. Deputetja Rudina Hajdari ka zbardhur detaje nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Ndërsa ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik, thirrur nga Gjiknuri.
Duke iu referuar kërkesës së PD dhe LSI për ta mbledhur nesër Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Hajdari thotë se është e gatshme të jetë e pranishme në çdo ditë.
DEKLARATA E PLOTE
Te nderuar kolege,
Jam e disponueshme te marr pjese sot ne oren 17:00, ose cdo dite tjeter qe e shikoni te arsyeshme.
Gjithashtu, ju bej me dije se sot gjate Konferences se Kryetareve u ra dakord nga te gjitha grupet parlamentare se me date 23 Korrik do te votohet marreveshja e 5 Qershorit.
Gjithashtu, jam dakord me formatin e zgjeruar. Do jem e pranishme ne Keshillin Politik bashke me kolegun Myslim Murrizi, si perfaqesues te opozites parlamentare.
Ju faleminderit,
Rudina Hajdari