MENU
klinika

Vlerësimet nga personalitetet e spikatura rumune

Rumunët të çmendur pas Skënderbeut

14.07.2020 - 06:27

Dimitrie Cantemir (1673-1723) ishte një dijetar rumun dhe sundimtar i Moldavisë në fillim të shek. XVIII botoi librin “Historia e Perandorisë Otomane” në 4 vëllime, Paris, 1743.

Në këtë libër ka mjaft referime për qëndrimin heroik të Skënderbeut dhe invazionet e trupave osmane në trojet shqiptare.

Më poshte kemi një pjesë nga libri i Dimitrie Cantemir që lartëson Skënderbeun:

“Iskanderbeg i quajtur Gjergj Kastrioti, i biri i Gjonit, princi i Epirit, luftërat dhe bëmat e të cilit kanë zënë shumë vëllime në shkrimet e të krishterëve…” dhe më tej, duke iu referuar faktit se Murati i dha emrin Skënderbeg, korrespondon me emrin e Aleksandrit, shkruan: “Kam vënë re se ky emër është shumë i rrallë tek turqit”.

Nikolla Jorga (1871-1940) ka qënë deputet, senator, ministër, kryeministër i Rumanis, historian, kritik letrar dhe drejtoi Universitetin e Bukureshtit e të Parisit. Ka shkruar 140 libra dhe rreth 700 artikuj në revistat rumune dhe të huaja.

Zbuloi në Firence dokumentin e parë të gjuhës shqipe “Formulën e Pagëzimit” të shkruar nga këshilltari i Skënderbeut, kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli më 1462.

Botoi më 1915-1916 në disa vëllime në gjuhë të huaj “Shënme dhe ekstrakte në shërbim të historisë së kryqzatave të shek XV” ku përmend luftërat e popullit shqiptar të udhëhequra nga Skënderbeu.

Më 1919 botoi në Bukuresht librin “Breve historie de l’Albanie et du peuple albanias” (Historia e shkurtër e Shqipërisë e popullit shqiptar) dhe “Histori e shteteve të Ballkanit deri më 1924”, Paris, 1925 ku zë një vend të dukshëm historia e Shqipërisë.

Në studim për Skënderbeun dhe Shqipërinë ai shkruan:

“Siç e dini, trupat që goditën Stefanin në Podul Inalt ishin trupa që erdhën nga Shqipëria dhe Solimen Pasha Hadëmbi braktisi për pak komandimin e trupave të atjeshme që të vepronte në luginat e ngushta të Vasuit kundër ushtrive moldaviane.

Skënderbeu kish vdekur kur u bë sulmi kundër Moldavisë, por raca e tij luftonte edhe më tëj përkrah venecianëve për mbrojtjen e territorit të vet.

Gjer në mbarim të këtyre luftërave përpjekjet e njërit popull nën flamurin e papërlyer moldavian, dhe të popullit tjetër… për të mbrojtur Shkodrën përballë zgjerimit të perandorisë otomane në shek. XV, janë paralele”.

Nikolla Jorga në shkurt të vitit 1914 me rastin e hapje së kursit të historisë së Shqipërisë në Institutin e Studimeve për Europën Jug-Lindore në Bukuresht, ai shënon për Skënderbenë: “Të dy popujt (rumunë dhe shqiptarë) kanë për qëllim njohjen reciproke… Njëri pasardhës i popullit të vjetër ilir dhe tjetri atij trak…”

Dimitrie Bolintineanu ishte politikan rumun që arriti deri ministër arsimi. Bëri studm për popullsinë e Shqipërisë dhe e botoi me 1863 pas vizitës që bëri në Shqipëri.

Për Shqipërinë dhe shqiptarët ai tregon se ata banonin në këto troje prej shumë shekujsh para mbretit të madh të rumunëve, Trajanit, dhe se historia e tyre është historia e tokës ku ata banojnë.

Ai shkruan edhe për Skënderbeun i cili u hakmor për vjedhjet dhe plaçkitjet e turqve në territoret e Shqipërisë. Por, ai vazhdon, me vdekjen e kapedanit të madh shqiptarët vuajtën në zgjedhën e turqve.

A.D.Xenopal historian i madh rumun ng fundi i shek. XIX, fillim i shek. XX.

Për rrezikun osman thekson:

“Ruajtja e Evropës mbeti veç nën kujdesin e Lindjes së saj, e cila sulmohej dhe duhej të luftonte për ekzistencën dhe pavarësinë e vet, duke ruajtur njëkohësisht me gjakun e vet qytetërimin perëndimor…

Jo perandoria e Konstandinopolit, e cila megjithëse ra, e mbajti lart flamurin e kësaj lufte, por popujt më energjikë që e rrethonin të cilët siç kemi parë, qenë: bullgarët, serbët, shqiptarët, rumunët etj.

Duke iu referuar faktit se secili prej këtyre popujve ka dhënë kontribut dhe ka pasur udhëheqsin e vet trim. A.D.

Xenopol shkruan: “Pas vdekjes së Korvinit barra e luftrave me turqit bie mbi popujt e tjerë dhe ngrihen të tjerë emra në vargun e herojve të njerzimit dhe të mbrojtësve të qytetrimit.

I pari qe duka i Shqipërisë Gjergj Kastrioti i emëruar Skënderbej, i cili e filloi luftën kundër turqve që në kohën kur jetonte Huniadi.”

Duke folur për sukseset e përsëritura të Skënderbeut kundër turqve, A.D. Xenopol shkruan se pas 1447-ës “turqit duke njohue epërsinë e këtij dushmani, i ofruan herë pas here paqe, të cilën nderi shqiptar e refuzonte, sepse jo gjithmonë i pëlqente”.

Xenopoli përfundon: “Skënderbeu fitoi pavdeksi përgjithnjë ndërmjet princave të Europës”.

Joan Filipesku, shkrimtar rumun. Për Skënderbeun shkruan:

“Ky burrë ka qëndruar me të tillë talent të madh të natyrshëm dhe sipas rregullave të moralit…

Ky princ ka qënë më i bukuri, ka qënë burri më i pashëm dhe shtatlidhur ndër bashkëkohësit e tij dhe natyra nuk i la dhuratat e saj përgjysëm, por i ka dhuruar njëkohësisht dhe figurë trupore dhe një talent të parrëfyer.”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit