MENU
klinika

Nga Artur Ajazi

Rutina Meta-Basha dhe ‘uragani’ Rama

19.07.2020 - 13:44

Pavarsisht lëvizjeve të shpeshta, për të krijuar zhvendosje dhe tendosje politike, duket se axhenda e dyshes Meta-Basha, nuk del nga rutina e zakonshme. Duket se as takimet në sallën e madhe (ku priten zakonisht kryeministrat dhe presidentët) të Presidencës, dhe as “vizitat” në banesën e kreut të shtetit, nuk mund të zgjatojnë dhe imponojnë tek shumica qeverisëse synimet e Metës dhe Bashës, për të mbajtur nën presion Kuvendin, apo ndoshta edhe për të hedhur poshtë marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ajo do të miratohet nga ligjvënësit, pasi ky është vullneti i shumicës qeverisës dhe faktorit ndërkombëtar. Por ajo që bie në sy, mbetet r utina, plogështia, dhe mosbesimi në forcat e tyre
politike, të dyshes Meta-Basha, përballë uraganit Rama. Kryeministri ka qenë dhe mbetet i njëjtë në qëndrimet dhe parimet e veta, duke i qëndruar konseguent deklaratave të tij, mbi marrëveshjen e 5 Qershorit, apo dhe listave të hapura. Brënda 4-5 ditëve, Meta dhe Basha janë takuar dy herë mes tyre, njëherë në “sallën ovale” në Presidencë, dhe takimi i fundit, nga ku kreu i shtetit ka postuar edhe foto, ka qenë në banesën e tij. Ata po “rrahin mendime” dhe po shtrydhin mëndjen e tyre të lodhur, për të gjetur një mundësi dhe rrugëdalje, për ti bërë ballë Edi Ramës, duke synuar të “trazojnë më shumë situatën e ndezur”.

Ftesa e kryeministrit dhe dakortësia e tij për të qenë vetë i pranishëm në mbledhjen e të hënës në Këshillin Politik, ndoshta ishte e papritur për Lulzim Bashën, aq më tepër për Ilir Metën. Askush nga ata nuk e priste, që i paparashikueshmi Rama, të propozonte i pari, që në takimin e ardhshëm të Këshillit Politik, ku do të diskutohet mbi listat e hapura dhe koalicionet, të ishte edhe vetë prezent. Por ndërkohë që Edi Rama, vendos të jetë i pranishëm përballë treshes së ish-opozitës në Këshillin Politik, duke mos patur kompleksime dhe duke patur kurajon qytetare të një politikani të përgjegjshëm, në kampin tjetër, dy konkuruesit e heshtur për “kreun e opozitës”, takohen në banesën e Metës, për të kullandrisur mysybetet e vjetra.

Lulzim Basha dhe Ilir Meta, e kanë të pamundur të përballen me Edi Ramën, e kanë të pamundur të garojnë në fushata elektorale me Edi Ramën, e kanë të pamundur të bindin me argumenta kundërshtimet e tyre, pasi hileja tani ka marrë “erë” të keqe. Ata nuk mund të mohojnë dhe prishin marrëveshjen e 5 Qershorit, ata nuk mund të dalin mbi Parlamentin, mbi faktorin ndërkombëtar, ata nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e vendit, pasi ata nuk mund të përballen me uraganin Rama.Dërgimi i Gazit në mbledhjen e të hënës të Këshillit Politik përballë Edi Ramës, nuk është mungesë serioziteti më shumë se, një trembje e pakushtëzuar e Lulzimit, i cili “shpëtimin” e tij politik, nuk dihet pse po e shikon tek Meta, dhe jo tek potencialet dhe kredencialet e veta politike, pavarsisht të zgërlaqura në maksimum.