Ka përfunduar me sukses aventura e Armando Sadikut si i huazuar te Malaga, që mbrëmë luajti ndeshjen e fundit në fushën e Almerias, duke barazuar 0-0. Sot sulmuesi ka publikuar një postim, ku falenderon të gjithë ata që e ndihmuan te Malaga, ku shënoi 13 gola dhe ishte pranë rekordit si lojtari me më shumë rrjeta brenda një sezoni.
Tani Sadiku do të kthehet fillimisht te Levante, që ka në pronësi kartonin e tij. Me shumë mundësi do të largohet nga atje, për shkak të mungesës së hapësirave. Arisi i Selanikut shihet si një opsion i mundshëm për elbasanasin.
“Dje kemi përfunduar një sezon të vështirë, por të bukur. Realizuam objektivin final dhe vuajtëm për ta arritur atë. Malaga do të vazhdojë edhe një vit luftën në ligën e dytë, për t’u rikthyer atë ky e meriton ky klub, në La Liga. Dua të falënderoj tifozët tanë që na kanë brohoritur dhe na kanë ndihmuar të shpëtojmë prej rënies nga kategoria.
Që ditën e parë që shkova në ‘La Roselada’ kam ndjerë një ndjenjë të veçantë. Falënderoj gjithashtu shokët e skuadrës, të cilët më kanë ndihmuar të shënoj 13 gola dhe që të jem i lumtur duke luajtur pas muajve të vështirë.
Falënderoj të gjithë njerëzit në klub, të cilët më kanë mbështetur që ditën e parë që kam mbërritur. Tani është koha për të pushuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm”, – shkruan Sadiku në rrjetet sociale.