12.07.2020 - 12:20
Rritja alarmante e numrit të të infektuarve me COVID, fluksit të shtrimeve të Infektivi, por edhe fataliteteve detyrojnë ministrinë e Shëndetësisë që për herë të dytë të nisë përgatitjet për të kthyer Sanatoriumin në spital COVID-2 për të prekurit.
Mësohet se pacientët që janë shtruar aktualisht te Sanatoriumi nesër do të transportohen te ish-Kirurgjia, e planifikuar për skenarin e COVID-3.
Aktualisht te Infektivi, i vetmi për momentin spital COVID janë të shtruar 72 pacientë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.