MENU
klinika

Vuçiç zbulon temat e diskutimit me Hotin në Bruksel

“Serbia nuk mbron askënd, gati t’i përgjigjemi Kosovës”

16.07.2020 - 20:27

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas takimit në Bruksel me kryeministrin kosova Avdullah Hotin ka zbuluar se u diskutuan në praninë e Josep Borrell tre tema, të pagjeturit, dëmshpërblimet e luftës dhe ekonomia.

Vuçiç thotë se për dëmshpërblimet e luftës ka refuzuar kategorikisht teksa për të pagjeturit nga lufta ka thënë se ky diskutim do të vijojë të mërkurën por do të ketë një rregull të dy anshëm që si Kosova dhe Serbia të kenë të drejtë të vendosin gishin në hartë aty ku dyshojnë.

‘’Ne kemi thënë se Serbia nuk do të mbrojë askënd dhe se jemi të gatshëm të përgjigjemi në secilën kërkesë të shqiptarëve. Nëse duan të tregojnë në hartë që ka vendvarrim të shqiptarëve, ne do të tregojmë se a ka në atë vend ndonjë gjë apo jo. Këtë të drejtë e kemi kërkuar edhe ne prej tyre. Pasi ne deri më tani nuk kemi pasur qasje në vendet si Koshare. Njëra prej çështjeve ishte edhe për dëmshpërblimet e luftës. Kam refuzuar, kam thënë se nuk ka kuptim të flasim për këtë.’’- tha Vuçiç.

Po ashtu një çështje tjetër ishte dhe ekonomia të cilën e përmendi më parë edhe Hoti. Vuçiç ka theksuar se Beogradi ka çfarë t’i japë Prishtinës por thotë se në mes është dhe Brukseli dhe bisedimet janë të vështira por Presidenti garantoi se do të përfaqësojë interesat e serbëve.

“Ne kemi çka t’i ofrojmë Prishtinës, shpresoj se edhe ata kanë çka të na ofrojnë. Nuk negociojmë ne këtu vetëm me Prishtinën, por edhe me Brukselin. Mendoj se jemi përgatitur mirë për takim”.- shtoi Vuçiç.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi