MENU
klinika

Yuri Kim 2 orë takim me Ramën në Kryeministri

“SHBA i ka të qarta pritshmëritë për marrëveshjen e 5 qershorit”

21.07.2020 - 16:38

Burime diplomatike nga ambasada amerikane bëjnë me dije se në takimin 2 orësh në kryeministri Edi Rama- Yuri Kim u diskutua për marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik.

Sipas po këtyre burimeve, SHBA i ka të qarta dhe të mirënjohura pritshmëritë e saj për marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik më 5 qershor me ‘bekimin’ e ndërkombëtarëve.

Por në këtë axhendë nuk ka qenë vetëm tema e marrëveshjes së 5 qershorit apo dhe vetë Reformës Zgjedhore por ambasadorja me Ramën diskutuan edhe për çështje të tjera të cilat nuk bëhen ende të ditura.