MENU
klinika

Situata e Covid-19 në Shqipëri

Shefi i Mikrobiologjisë zbulon arsyen e shtimit të infektimeve

14.07.2020 - 08:34

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi u shpreh se rritja e rasteve me Covid në vendin tonë ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave nga njerëzit.

Sipas Koraqit në të njëjtën situatë ndodhen edhe vende të tjera si Spanja, Gjermania apo Italia.

“Rritja e rasteve pritej në një farë mënyre si pasojë e mosrespektimit të masave të parandalimit, por edhe hapjes totale që ka Shqipëria si dhe vende të tjera të rajonit, e botës. Kështu që rritja e kontaktit, rritja e kokës së kontaktit me njëri-tjetrin pashmangëshmërisht do të çoj në rritjen e të sëmurëve me Covid.

Në fakt nuk është vetëm rajoni janë edhe vendet të tjera si Spanja, Franca, Gjermania, Anglia, Amerika kanë një rritje të numrit të sëmurve me Covid. Biles Spanja dhe Gjermania kanë mbyllur disa rajone. Përjashto Italinë që e kaloj atë fazën dhe pati një nivel mbrojtje nga qytetarët , ndërsa vendet e tjera që patën një karantinë gjatë fillimit të pandemisë kanë një nivel shumë të ulët të popullsisë që kanë kaluar sëmundjen dhe në këto kushte të hapjes totale ku nuk ka asnjë pengesë dhe në kushtet e mosrespektimit të masave, pra mosmbajtjes së maskave dhe mosrepektimit të distancimit social pritet që numrat të shtohen”, tha Koraqi.