MENU
klinika

Të goditur rëndë nga pandemia!

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas 2 propozime të papritura për Veliajn

14.07.2020 - 13:03

Transporti duket një nga sektorët më të prekue prej pandemisë dhe probkemet e tij vijojnë të jenë ende shumë të ndjeshme. Së fundmi, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka bërë një kërkesë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj lidhur me mosfrekuentimin e linjave urbane. Në një kërkesë me shkrim, të lëshuar më 7 korrik, ata kanë kërkuar gjetjen e një rrugë të mesme për të përballuar humbjet e biznesit në kohë pandemie.

Ata bënë dy propozime: Njëra prej tyre konsiston në faktin që të gjithë mjetet e transportit dhe asetet t’i kalojnë Bashkisë. Ndërsa oposioni tjetër është që Bashkia të mbulojë shpenzimet (lekë/km të përshkruara) sipas modelit europian deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit.

“Po përballemi me humbje të konsiderueshme si rezultat i mosfrekuentimit të pasagjerëve.Ky mosfrekuentim vjen nga frika e pasagjerëve për të lëvziur nga thirrjet e vazhdueshme nga institucionet dhe persona publike që kërkojnë frekuentimin e shërbimit tonë. Vënia në dispozicion të Bashkisë për 6 muaj të të gjithë autobusëve urbanë stafin drejtues, shoferë, fatorino dhe çdo aset për mirëmbajtje. Pagesën për mbulimin e kilometrave të përshkruar sipas modelit europian për kapërcimin e situatës së krijuar nga pandemia,”-shkruhet në kërkesën e Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas.