Shkrimtari i njohur Gazmend Kapllani ka reaguar ashper për vdekjen e 16-vjeçares shqiptare në Greqi.
Ai shkruan i revoltuar se ku janë 300 mijë shoqatat e shqiptarëve në Greqi dhe pse askush nuk ka reaguar për vdekjen e 16-vjeçares.
Kapllani ka ironizuar duke thënë se komuniteti shqiptar në Greqi e tregon patriotizmin duke ngrënë suvlaqe dhe duke pirë raki Skrapari para flamurit shqiptar.
“Ato 300.000 shoqatat e emigranteve ne Greqi: nxorri ndonjera nje deklarate per shtyp dhe a e ngriti zerin per vdekjen e 16vjecares Μ.Η. nga Shqiperia? A morret ndonje telefon familjen e saj qe ta mbeshtesni moralisht ne kerkimin e te vertetes?
Se nuk ka vend tjeter ku Shqiptaret te vdesin kaq lehte dhe ne menyre kaq surreale sa ne Greqi. 30 vjete e njejta histori e trishte. Apo s’keni kohe per deklarata te tilla ju se kohen e kaloni duke share dhe pergojuar njeri-tjetrin, sidomos njerezit e ndershem qe ndihmojne me te vertete komunitetin.
Per mos te folur pastaj per gjoja perfaqesues te komunitetit tone ne Greqi qe patriotizmin e tyre e tregojne vetem duke ngrene suvlaqe dhe pire raki Skrapari para flamurit shqiptar” shkruan Kapllani.
Kujtojmë që Maria Hyseni 16 vjeç me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur në Trikala para një kishe. Raporti i mjekësisë ligjore ka përcaktuar se shkaku i vdekjes është bërë rënia nga lartësia.
Prindërit e 16-vjeçares janë shprehur se vajza është vrarë nga dikush, ndërsa motra e saj ka treguar se ajo ishte takuar me një 27-vjeçar oficer police në mesnatë.