MENU
klinika

"Kuvendi të bëhet me 150 anëtarë''

Shtatë deputetët e opozitës kundër Murrizit, duan President nga populli dhe shtimin e numrit të ligjvënësve

08.07.2020 - 12:39

Shtatë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kujtim Gjuzi kërkojnë heqjen e pragut elektoral në zgjedhjet e ardhshme si dhe propozojnë që Shqipëria të jetë një zonë e vetme zgjedhore.

Ndryshe nga deputetët e opozitës që negociuan një ditë më parë me Kryeministrin Rama për listat e hapura, 7 deputetët e Kuvendit theksojnë se ne zgjedhjet e ardhshme duan të shkojnë me koalicione.

Pragu

Në dokumentin e firmosur nga Zef Shtjefni, Selami Jenisheri, Adriatik Alimadhi, Krenar Rryçi dhe Vasil Sterjovski dhe Kujtim Gjuzi shkohet më tej teksa kërkohet që të zhvillohet një referendum kombëtar me anë të të cilit të vendoset zgjedhja e Presidentit nga Populli, dhe vendi të kalojë në republikë gjysme presidenciale.

Presidenti

Më tej, deputetët kërkojnë që të shtohet numri i ligjvënësve në Kuvend, nga 140 që janë aktualisht të shtohen 10 deputetë, pra konfigurimi i Kuvendit të jetë me 150 deputetë.Në letrën e tyre shtatë deputetët specifikojnë se janë kundra kërkesave që kanë firmosur 29 deputetët që udhëhiqen nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Kunder murrizit

Firmetaret

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!