“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të kujdesemi për veshët?
Përgjigjet mjeku: Për personat që kanë pasur probleme në të kaluarën me veshët, me probleme inflamacioni, duhet të ruhen edhe nga një banjë e thjeshtë që mund të bëjnë.
Mund të përdorin tapa hidroizoluese të kanaleve të veshit, duke penguar futjen e ujit në brendësi të veshit ose mund të përdorin një pambuk të njomë.
Preferohet përdorimi sa më i pakët i kripës në ushqim. Pakësimi i përdorimit të kafes duke pasur parasysh tendecën e shqiptarëve për të tepruar me kafen.
Duhani, coca-cola nuk janë të rekomandueshme pasi ndikojnë negativisht te dëgjueshmëria.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.