“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të kuroj alergjitë me ushqime?
Përgjigjet mjeku: Patologjitë alergjike janë tragjedia e vërtetë e shekullit. Kush vuan nga alergjitë e di mirë se sa e vështirë është diagnoza e si rjedhojë shërimi. Kalohet nga rrufa alergjike deri në situata mjaft të rënda shikimi anafilaktik si rrjedhojë e gëlltitjes së një ushqimi që organizmi ynë nuk e pranon.
alergjiNdodh shpesh të jemi të rrethuar nga disa molekula që trupi ynë nuk i pranon: për shembull molekulat e ndotjes së ambientit, konservantë e ngjyruesit tek ushqimet, gjurmë pestiçidesh e kështu me radhë. Siç shihet terapia është shumë e vështirë.
Gjëja më e mirë në aspektin ushqimor është konsumimi i produkteve biologjike ku të mos jenë të pranishme substança të papranueshme nga organizmi ynë, e duke parapëlqyer ato produkte të pasura me vitamina dhe antioksidues.
Ushqimet që duhen preferuar: ananasi, pjepri, manaferrat e në përgjithësi ushqime me prejardhje biologjike.
Ushqime që duhen kufizuar: agrumet, domatja, luleshtrydhet, nënproduktet e qumështitr, veza.
Fitoterapia: ribes të zbutura për orë të tëra në gliçerinë: 20 pika esëll në mëngjes dhe para darke.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.