MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si t’i zgjidh problemet me sistemin e tretjes?

28.07.2020 - 11:30

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si t’i zgjidh problemet me sistemin e tretjes?

Përgjigjet mjeku: Sistemi juaj i tretjes nuk funksionon si duhet? Mund të gjeni zgjidhje duke ndjekur disa këshilla te thjeshta.

Hani ushqime të pasura me glutaminë- një nga përbërësit kryesorë që ndihmon në tretje është glutamina, ajo redukton inflamacionin. Ushqime të pasura me glutaminë janë: spinaqi, veza, peshku, mishi, panxhari, majdanozi, produktet e qumështit dhe fasulet. Lëngjet e freskëta të frutave dhe perimeve mund të jenë gjithashtu një zgjedhje e mirë.

uje me limonPini ujë- dehidratimi mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore duke përfshirë dhe probleme me tretjen. Shtoni konsumin e ujit (8 gota uji në ditë) dhe qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës. Nëse nuk e pëlqeni shijen e ujit të thjeshtë, shtoni pak limon ose manaferra në të. Jo vetëm do të përmirësoni procesin e tretjes, por do të fitoni energji.

Qëndroni larg dietave- shumë njerëz janë të fiksuar pas dietave të ndryshme, por nëse vuani nga çregullime të tretjes duhet ti harroni ato. Dietat ndikojnë në dëmtimin e metabolizmit duke shkaktuar çrregullime. Hani ushqime të shëndetshme dhe do të keni nën kontroll peshën dhe sistemin e tretjes.

Mbani mëlçinë të shëndetshme- nëse mëlçia funksionon si duhet, edhe me procesin e tretjes nuk do të keni probleme. Konsumoni karrota, panxhar, lulelakër dhe eliminoni duhanin dhe alkolin, trupi do t’ju jetë mirënjohës.

lekure ushqime kujdesiHani shëndetshëm- hani ngadalë, përtypni mirë ushqimin, dhe dëgjoni sinjalet e trupit. Të hani ngadalë ndikon shumë mirë në sistemin e tretjes dhe ju ndihmon për të ndjerë më pak uri.

Hani ushqime të fermentuara- ushqimet e fermentuara përmbajnë bakterie të mira të cilat ndihmojnë në përmirësimin e sistemit të tretjes. Por kujdes mos e teproni, thjesht shtoni disa lakra turshi në darkën tuaj dhe do të shikoni rezultate.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.