MENU
klinika

"Nëse ndodh, mbyllja është e vetmja zgjidhje!"

Tomini: Kemi 500 shtretër, shpresojmë që të mos i tejkalojmë këto kapacitete

16.07.2020 - 09:18

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka folur sot për situatën e COVID-19 që sa vjen e po rëndohet. Në një intervistë, Tomini u shpreh se 85% e pacientëve me COVID-19 e kalojnë virusin pa simptoma, por shtoi se koronavirusi nuk njeh moshë ndaj duhet treguar kujdes.

Ajo është pyetur nëse rritja e të infektuarve mund të na çojë në një izolim, Tomini tha se shpreson që të mos tejkalohen kapacitet spitalore pasi në të kundër mbyllja do të jetë e vetmja zgjidhje.

“Sistemi shëndetësor është përgatitur për rastet me COVID-19 me rreth 500 shtretër në gatishmëri. Shpresojmë që të mos i tejkalojmë këto kapacitete”, Tomini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Parashikimet e epidemiologut të njohur

“Covid-19 mund të mundet, por do të zgjasë”