15.07.2020 - 10:46
Lulzim Basha ka mbërritur në Presidencë para pak minutash ku do të takohet me Presidentin Ilir Meta. Lideri demokrat ishte i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi.
Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet mes Metës dhe Bashës, por ditët e fundit situata politike është trazuar sërish, pasi kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese për Reformën Zgjedhore.