MENU
klinika

Fleckenstein i përgjigjet opozitës

“S’më ka blerë njeri, akuza pa kuptim nga njerëz jo seriozë”

12.07.2020 - 08:44

“E di që disa politikanë në këtë vend nuk janë dhe shumë të kënaqur me mua, sepse duhet t’i kisha nxjerrë më në pah sipas tyre gabimet e qeverisë. Kam takuar disa prej tyre edhe tani, por dua t’i tregoj se e gjitha bëhet për Shqipërinë për institucionet apo për Parlamentin.”

Kështu deklaroi ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE, Knut Fleckenstein.

Teksa u pyet në lidhje me akuzat në fjalë se është blerë nga qeveria, këshilltari i kryetarit të Kuvendit shtoi se nuk ka përgjigje për deklarata te paverteta.

Intervista

Si do t’i përgjigjeshit akuzave të disa kritikëve që pas marrjes së detyrës tuaj këtu në Tiranë, vënë në dyshim deklaratat e tua të mëparshme?

Fleckenstein: Kjo varet nga çfarë doni të thoni. E di që disa politikanë në këtë vend nuk janë dhe shumë të kënaqur me mua, sepse duhet t’i kisha nxjerrë më në pah sipas tyre gabimet e qeverisë, por kam takuar disa prej tyre edhe tani, por dua t’i tregoj se e gjitha bëhet për Shqipërinë për institucionet apo për parlamentin. Dhe kjo është një prej intervistave të mia të fundit që do të bëj, sepse mendoj se do të bëj një punë të mirë, nëse do të qëndroj prapaskene. Unë nuk kam asnjë përgjigje për disa komente të paqena ‘se më kanë blerë’ apo diçka të tillë, pasi nuk janë aspak të vërteta.

A e konfirmon posti juaj i ri, atë c’ka është dëgjuar më shpesh se keni qenë i njëanshëm gjatë kohës që ishit reporter për Shqipërinë?

Fleckenstein: E pranoj faktin që njerëzit kanë mendime të ndryshme, madje ka nga ata që mund të thonë që unë e kam gabim, kjo është diçka për të cilën unë mund të diskutoj me ta, të jap argumentet e mia, t’i bind madje, por këto akuza janë totalisht pa kuptim, nuk mund të më blejnë mua dhe këtë nuk e kam dëgjuar asnjëherë nga njerëz serioz, kështu që nuk më ndikojnë aspak fjalët e këtyre kritikëve, sepse janë totalisht të pavërteta. Mund të më thuash gjithçka për mua, që mund ta kem gabim por ‘të më blesh’ mua kjo është totalisht pa kuptim. Në asnjë mënyrë.