28.07.2020 - 07:59
SPAK (Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit) firmos disa urdhër arreste në lidhje me dosjen e famshme të përgjimeve 339.
Mësohet se gjatë natës janë kryer aksione në Tiranë dhe Durrës.
Lajmi konfirmohet nga burime brenda SPAK.
Dosja 339 ka 24 të pandehur, mes të cilëve Avdylajt e Shijakut dhe të akuzuarit për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.