MENU
klinika

Paralajmërim i FBI

Spiunazhi kinez, kërcënimi më i madh për SHBA

08.07.2020 - 16:34

Aktet e spiunazhit dhe vjedhjes nga qeveria kineze përbëjnë rrezikun më të madh afat-gjatë ndaj të ardhmes së Shteteve të Bashkuara. Paralajmërimi vjen nga drejtoi i FBI-së, Christofer Wray i cili foli për një fushatë të gjatë ndërhyrjeje nga ana e Pekinit.

Në një fjalim të gjatë, zyrtari i lartë përshkroi një panoramë të zymtë të ndërhyrjes kineze, një fushatë gjithëpërfshirëse e spiunazhit ekonomik, vjedhjes monetare e të dhënave edhe aktiviteteve politike të paligjshme, duke përdorur ryshfetet dhe shantazhet për të ndikuar në politikën amerikane.

“Kërcënimi më i madh afatgjatë ndaj pronës intelektuale dhe vitalitetit të ekonomisë sonë është ai nga spiunazhi kinez. Është një kërcënim ndaj sigurisë sonë ekonomikë dhe si rrjedhojë i sigurisë kombëtare”, tha drejtori i FBI.