MENU
klinika

Shënon mesfushori i Kombëtares

Supergol “alla-Messi”, perlë e Memushajt

17.07.2020 - 20:29

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Ledian Memushaj, ka shënuar me një supergol në ndeshjen mes Pescara-s dhe Frosinone-s, për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij.

Ishte vetë Memushaj ai që fitoi një goditje dënimi në të majtë të zonës së rreptësisë dhe mori përsipër goditjen. Gjuajtja e tij ishte e kalibruar, duke e harkuar mbi murin, aty ku portieri kundërshtar nuk mund të arrinte. Një gol të tillë shënoi mbrëmë Messi.

Ky gol entuziazmoi shokët e skuadrës në një moment mjaft delikat për Pescara-n, që kërkon të mbyllë sa më parë çështjen e mbijetesës në Serie B.  Për Memushajn ky është goli i katërt në këtë sezon, ndërsa vazhdon të jetë një nga mbretërit e asisteve, pasi ka dhënë 9 të tillë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN