MENU
klinika

"Asnjëra palë s’do arrijë gjithçka dëshiron!"

Takimi pa marrëveshje, Rama: Jemi të gatshëm për hapje të listave

07.07.2020 - 19:42

Kryeministri Edi Rama foli pas takimit të dytë pa marrëveshje me opozitën parlamentare, duke thënë se ka një konflikt në themel, që llidhet me marrëveshjen e bërë me opozitën jashtëparlamentare.

Sipas kryeministrit, mazhoranca është e gatshme të pranojë kërkesën e opozitës parlamentare për hapje të listave, duke shtuar se duhet arritur një consensus tripalësh, ku asnjëra nuk do të arrijë gjithçka që dëshiron.

“Kemi një konflikt në themel, që lidhet me marrëveshjen që kemi bërë me opozitën jashtëparlamentare dhe për mua ajo është një bazë mbi të cilën mund të zhvillojmë më tej procesin dhe mund të shtojmë, por nuk mund të heqim. Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë hapjeje të listave, jemi të gatshëm të diskutojmë për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve dhe për të arritur në consensus tre palësh. Në një konsensus të tillë askush nuk do të marrë gjithcka që dëshiron, të tre palët do duhet të pranojnë dicka që nuk dëshirojnë, por është shumë e rëndësishme që të gjithë të kenë zë në proces.

E para kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në Kuvend, e dyta PS nuk do të angazhohet në proese kapjeje të një vote këtu e një vote atje për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm për të gjitha partitë. Unë nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se sa pë rata që janë brenda, por askush nuk ka asnjë privilegj, dhe dua të jap një mesazh të qartë se sot është e vërtetë që shumica e shqiptarëve duhet të kenë zë në proces”, tha Rama.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!