Kremlini dhe përkrahësit e tij kanë fituar një votim për të ndryshuar kushtetutën dhe rivendosur kufijtë e mandatit të Vladimir Putin, potencialisht duke e lejuar atë të sundojë si president deri në vitin 2036.
Në votimin që nuk i plotësonte kriteret ligjore për të qenë një referendum, 77.93% të votuesve miratuan ndryshime kushtetuese, 21.26% ishin kundër ndryshimeve. Pjesëmarrja ishte 64.99%, tha komisioni zgjedhor.
Rezultatet do t’i lejojnë Kremlinit të thotë se një shumicë e madhe e rusëve mbështesin sundimin e vazhdueshëm të Putinit përtej vitit 2024, vit që shënon fundin e mandatit të tij të katërt dhe të fundit si president.
Rusët gjithashtu zgjodhën të mbështesin një paketë të ndryshimeve që përfshijnë pensione dhe rritje të pagave minimale, një riorganizim modest të qeverisë, një përmendje kushtetuese të “besimit në Zot”, një ndalim për martesën homoseksuale, nxitje për të ruajtur gjuhën dhe historinë ruse, dhe një ndalim për zyrtarët e lartë që mbajnë nënshtetësi të dyfishtë.
Votimi ishte hapi i fundit për përfshirjen e ndryshimeve në kushtetutë. Ata tashmë janë shqyrtuar nga gjykata supreme e Rusisë dhe janë mbështetur nga ligjvënësit rajonalë.
Kundërshtarët e ndryshimeve thanë që ata planifikuan të protestojnë kundër rezultateve në Sheshin Pushkin të Moskës.
Sondazhet thanë gjithashtu se mbështetësit e Putin ishin më të motivuar të shkonin në votime sesa kundërshtarët e tij.
Kritikët kanë thënë që votimi ishte i pamundur për tu monitoruar. Votimi zgjati një javë dhe u mbajt gjithashtu në internet.
Disa orë para se votimet të mbyllen të mërkurën, komiteti i zgjedhjeve të Rusisë lëshoi rezultatet paraprake për votimin, duke treguar se 73% e rusëve kishin mbështetur ndryshimet.
Në një thirrje të drejtpërdrejtë për rusët këtë javë, Putin tha se ata po votonin për “stabilitet, siguri, mirëqenie dhe një jetë më të mirë”.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al