MENU
klinika

Nga Artur Ajazi

Të gjitha po ua plotësojnë, vetëm pushtet në tavolinë mos kërko Lulzim

23.07.2020 - 16:16

Bashkëkryetari i tryezës për Reformën në Drejtesi, zoti Damian Gjuiknuri ka pranuar kërkesën e PD- LSI, për t’u ulur në tryezë për paketën e ligjeve që janë dakordësuar më parë por që kërkojnë miratim. Gjiknuri e ka pranuar ftesen per mbledhjen qe do te zhvillohet pasditen e të enjtes në oren 17.00.Mësohet se ai e ka njoftuar pjesëmarrjen në tryezë përmes një emaili, dërguar përfaqësuesve të “opozitës së bashkuar”.

Përmes emailit dërguar anëtareve të Këshillit Politik, zoti Gjiknuri, ka konfirmuar mbledhjen e Këshillit Politik, me rend dite miratimin edhe formalisht të dokumenteve të dakortësuara më parë në këtë tryezë si projektligji me amendamentet e Kodit Zgjedhor i cili kaloi me votim në seancën e të enjtes.

Ajo që dallohet lehtësisht në të gjitha zhvillimet aktuale politike, mbetet fakti se Partia Socialiste, Edi Rama dhe përfaqësuesi i tyre në tryezën për bisedimet në Këshillin Politik Damian Gjiknuri, po u plotësojnë ish-opozitës së vjetër, asaj joparlamentare, të gjitha kushtet, po u plotësojnë atyre të gjitha “tekat” duke mos u qenë borxhlinj në asnjë milimetër, edhe pse po përpiqen me të gjitha mënyrat të shkatërrojnë gjithçka arrihet, firmoset dhe dakortësohet mes palëve.

Të gjitha po ua plotësojnë, Lulzimit dhe PD, LSI dhe Ilir Metës, aleatëve dhe atyre që kurrë nuk kanë marrë pjesë në tryeza politike, veç pushtet në tavolinë nuk do të marrin kurrë. Ish-opozita e vjetëruar, e arrnuar dhe e trishtuar, synon dhe përpiqet me të gjitha format dhe mënyrat të bëhet “palë” jo në tavolina bisedimesh konstruktive, por të jetë ortake në pazare pushtetesh.

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, apo dhe ndonjë që e shikon vehten “aleat lider” duke pretenduar me shumë vonesë shkëputjen nga “opozita e bashkuar”, kërkojnë prishjen e marrëveshjes së 5 Qershorit, prishjen e vendimit të Edi Ramës dhe shumicës parlamentare për listat e hapura, pasi shohin në horizont humbjen e madhe.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi absurd bojkotin e mbledhjes së Këshillit Politik nga ish-opozita jashtë Parlamentit, duke paralajmëruar PD-në se, shumica socialiste ka dakordësi me opozitën brenda parlamentit dhe se do të votojë hapjen e listave. E ashpër ka qenë me politikanët destructive edhe zonja Yuri Kim ambasadore e SHBA-së, e cila duke parë tendencën e “peshkimit” të kandidaturave për listat e zgjedhjeve të 2021 ka deklaruar se “liderët e partive do

të mbajnë përgjegjësi për ata që do të garojnë nën flamurin e tyre, mos u tallni me votuesit tuaj”, duke i dhënë një mesazh të qartë atyre që po shpejtojnë të mbyllin procesin e përzgjedhjes pa ardhur gushti. Një veçanti e patjetërsueshme që nuk zhbëhet kurrë tek Partia Demokratike, është mënyra e përzgjedhjes së kandidaturave për deputet, ç’ka zbulon hapur ambicjen e saj të përjetshme për të garuar me emra të konsumuar dhe të akuzuar, edhe për zgjedhjet e 2021.

Ajo është partia e shterrimit të ideve dhe prezantimit të alternativave, pasi ka kohë që “përkëdhelet” sikur të ishte e vetme në skenën politike. Ajo është partia me zero kontribute jo vetëm në reformimin e institucioneve dhe interesin kombëtar, por edhe në dobi të jetës së shqiptarëve.

Ajo është partia e interesave të pushtetit, ndaj dhe mundohet të zvarrisë procesin e rregullimit të Reformës Zgjedhore, duke mohuar “listat e hapura”, por jo ambicjen qesharake, për të qeverisur vendin. Të gjitha po ua plotësojnë Lulzim, vetëm pushtetin, nuk u ua japin në tavolinë, atë duhet ta fitoni me votën e lirë, që ta meritoni

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN