MENU
klinika

Presidenca gjermane e BE/ Merkel shpalos prioritetet

“Të hapen kapitujt e parë të negociatave me Shqipërinë brenda këtij viti”

08.07.2020 - 17:08

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shpalosur para eurodeputetëve në PE prioritetet e presidencës 6- mujore gjermane të Bashkimit Europian.

Merkel sa i përket objektivave për zgjerimin e BE ka përmendur vetëm Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa ka kërkuar që për këto dy vende negociatat të happen plotësisht brenda këtij viti, dhe brenda 6- mujorit të Presidencës gjermane të fillojë hapja e kapitujve të parë për negociatat.

Sipas IBNA, parashikohet që kapitujt e parë të negociatave për dy vendet të hapen më nëntor ose dhjetor, kur do fillojë dhe raundi i parë i negociatave, vetëm nëse dy vendet kanë zbatuar reformat respektive.

Maqedonia e Veriut formalisht i ka të hapura negociatat pa kushte, ndërkohë Shqipëria ka 15 kushte në total, dhe që të ulet në Konferencën e parë ndërqeveritare me BE duhet të plotësojë disa prej tyre.

Merkel ishte një nga iniciatoret që në tetor të vitit të kaluar që të hapeshin negociatat me Shqipërinë, dhe Bundestagu miratoi rezolutën me 9 kushte, kurse në mars Këshilli Europian i çoi në 15.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”