MENU
klinika

Doktori i njohur paralajmëron qytetarët

“Të sëmurët në moshë të re duhet që të kenë kujdes”

04.07.2020 - 18:10

Doktor Arjan Mezini, mjek në Sanatorium, ka deklaruar se situata nga koronavirusi vijon të mbetet shqetësuese.
Mezini tha se në kohën që njerëzit ishin në izolim, duhet të kishte një strategji të qartë sesi do të bëhej hapja.

“Unë do e quaja situatën shqetësuese dhe si qytetar të përdorim maskën, sidomos në ambjente të mbyllura dhe të mbajmë të gjitha kushtet e higjenës. Ajo periudhë 3-mujore duhej të shfrytëzohej që çdo njeri të mund të dinte se cfarë do të bënte me hapjen. Situata është shqetësuse, dhe unë e shoh për shkak të mungesës së një strategjie të qartë.Situata ka agravuar më tepër. Komplikacioni kryesor është pneumonia. Për çdo pacient duhet bërë diagnozë e plotë. Ka shumë pacientë që kanë pneunomi dhe nuk rrinë në spital, por ikin në shtëpi. Ata duhet të qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve. Covid-3 duhet të ishte i hapur. Të sëmurët në moshë të re duhet që të kenë kujdes se mos e përhapin tek të afërmit që janë të moshuar, sidomos kur rrinë pranë prindërve ose gjyshërve. Ka pasur edhe nëna shtatëzënë që kanë ardhur tek Spitali Infektivi”- tha Mezini.

Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!