Pas arrestimeve te komisionereve politike te dosjes se Dibres, ka reaguar Kryeministri Rama.Edi Rama4
Me nje shenim ne llogarine e tij ne Twitter, Rama, thekson se “14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum”!
Kryeministri ne Twitter:
Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!
Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!
ARRESTIMET
Nga aktet e administruara ne funksion te hetimit te procedimit penal te vitit 2019, per dosjen 339, GJKKO thote se eshte konfirmuar qe gjate zgjedhjeve lokale te vitit 2017, komisionere ne disa qendra votimi kane lejuar me dashje persona te tjere te cilet jane paraqitur para tyre dhe kane votuar ne emer te votuesve te tjere.
EMRAT
“Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Bida, Emiljan Tuda, Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar me erma të votuesve të tjerë.
Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Ruci, Zyhra Lala, Qemal Domi, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Orjada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, Armelind Zeza” kanë lejuar me dashje persona te tjere qe kane votuar në emër të votuesve të tjerë duke konsumuar veprën penale votim më shumë se 1 herë ose i paidentifikuar, theksohet ne dosje.