MENU
klinika

DokuFest vjen online

Transmision, Tranzicion, Transformim…

16.07.2020 - 13:00

       Duke pasur parasysh paqartësitë që po e përcjellin krizën globale të shkaktuar nga pandemia, si dhe duke pasur parasysh njoftimet e fundit të qeverisë së Kosovës, lidhur me situatën e sigurisë dhe shëndetit publik, DokuFest ka vendosur ta bartë edicionin e 19-të, të festivalit, në sferën dixhitale.

Këtë vit, festivali do të jetë i hapur prej 7-25 gusht, me programe si: filma, panele, masterklasa, punëtori bashkëpunuese, si dhe me performanca muzikore online.

Për ta sjellë festivalin online, DokuFest ka bashkëpunuar me Festival Scope dhe Shift72, në mënyrë që të garantojnë përvojën më të mirë të transmetimit online, si dhe të sigurojnë që programi i tyre të jetë i qasshëm për audiencën lokale dhe regjionale.

”Frymëzuar nga bendi britanez postpunk “Joy Division” dhe njërën prej këngëve të tyre ikonike, tema e këtij viti: TRANSMISIONI, në shumë mënyra do të vërë në pah TRANZICIONIN, që po e përjetojmë si shoqëri, teksa po e kuptojmë që bota dhe çdo gjë që dimë për të po TRANSFORMOHET shumë shpejt.

Andaj këtë vit, ju ftojmë të jeni pjesë e një eksperimenti ku përmbajtja e festivalit do të transmetohet dixhitalisht dhe do të zgjerohet përtej kinemave dhe hapësirave të zakonshme të qytetit të Prizrenit. Kësisoj, shpresojmë të transformohemi personalisht dhe kolektivisht përmes mënyrave të reja të të menduarit, punuarit dhe shpërndarjes.’ – thuhet në njoftim.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit