MENU
klinika

Mjeku Tritan Kalo, apel për kujdes

“Teoritë e mosekzistencës së virusit lërini në dorë të “gjithologëve””

12.07.2020 - 09:16

Mjeku i njohur Tritan Kalo vazhdon të jetë pranë pacientëve të tij në Infektiv në luftën e pandërprerë prej muajsh me COVID-19, por jo vetëm, ai është gjithnjë i pranishëm me mesazhet shpresë dhënësë edhe pranë të gjithë qytetarëve.

Një një prej postimeve të tij të shpeshta në ‘Facebook’ Kalo u drejtohet të gjithë qytetarëve me një mesazh të gjatë dhe të ndjerë për tu kujdesur për vetën.

“Ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të MOS e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë PRE e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës”-shprehet Kalo

Dhoma e parë në të djathtën e fotos së koridorit të Pavjonit të parë është zyra ime në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, ose sikundër edhe njihet Spitali Covid-1…..Përkujdesi ndaj të sëmurëve realizohet vetëm aty dhe shumë më pak në studiot televizive, si dhe njohuritë për këtë sëmundje ende me shumë e shumë të panjohura përftohen po aty, krahas njohjes me eksperiencën e kolegëve tanë në Shqipëri dhe në mbarë botën….

Gjindem aty që herët në mëngjes jo i frikësuar, por i ndërgjegjësuar për të qenë sa më pranë jush në çdo rast nevoje…..Miq e dashamirës, përkujdesuni në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj….Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor…..Imagjinatën e sëmurë për konspiracionin e mosekzistencës së kësaj “flame mbarëbotërore”, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre GJITHOLLOGËVE, që janë në kërkim të protagonizmit të munguar…

Kurrë mos harroni se janë aty që prej 9 Marsit 2020, në 24 orët e ditës me dhjetra e dhjetra motra e vëllezër tuaj Mantelbardhë, Infermjerë, Sanitarë, Imazheristë, Administratorë, Farmacistë, Barrelistë, Shoferë e Punonjës të Rendit, për të vigjiluar mbi shëndetin tuaj….MENDONI edhe për sakrificat e privimet e tyre të pafundme….Jo rrallë NE edhe nuk ja kemi dalur mbanë dhe kemi humbur jetë njerëzish, shpirtrat e të cilëve pushofshin në Parajsë….Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar…..

Ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të MOS e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigjilencën për të mos rënë PRE e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës ….NUKU është mëria apo vatësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit poltikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19.…Politiqenërit tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vedit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet….

Emrat tuaj kurrë nuk kanë qenë dhe kurrë nuk do të jenë, në listat e ndarjes së përftimeve të tyre…SHËNDETI dhe JETA e juaj është plot vlera dhe e paçmimtë për ju, të afërmit tuaj dhe për gjithë shqiptarinë….

FUNDJAVË të mbarë dhe të paqtë kudo që jeni miq, dashamirës, vëllezër e motra të një gjaku e të një gjuhe….Me Mirëbesim reciprok si dhe me PËRPJEKJE të palodhëshme do mundet t’a fitojmë sfidën me Sars-Cov2/Covid-19….Ju duam dhe ju respektojmë!!!…..Together forever!!!