05.07.2020 - 13:09
Moti sot ka marrë një kthesë të madhe.
Në plazhin e Borshit në Vlorë pushuesit janë larguar nga bregdeti.
Ata kanë marrë sendet e tyre personale dhe janë larguar drejt banesave dhe hoteleve.
Sipas meteoalb, në orët e pasdites pritet të ketë reshje shiu në të gjithë territorin duke prishur rehatinë e fundjavës për pushuesit në zonat bregdetare.