MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 34

Tirana bën detyrën, Skënderbeu mjaftohet me 1 gol

18.07.2020 - 18:44

Tirana ka bërë detyrën në javën e 34-të të Superiores, duke fituar 2-0 në “Selman Stërmasi” përballë Flamurtarit. Pritej kjo fitore, me skuadrën vlonjate të rënë tashmë nga kategoria. Presioni bie mbi Kukësin nesër, që nëse humb, Tirana shpallet kampione.

Bardheblutë shënuan nga një gol për secilën pjesë loje. Muçi realizoi në minutën e 21-të me penallti dhe kaq mjaftoi në pjesën e parë, pavarësisht se Tirana pati edhe raste të tjera.

Golin e sigurisë e shënoi Ismajgeci në minutën e 67-të. Shëojnë kështu dy të rinjtë, pasi Egbo gjithnjë e më shumë u ka besuar dhe duket i ka marrë frutet. Tirana është vetëm një fitore larg titullit.

Në Gjirokastër doli fitues Skënderbeu përballë Luftëtarit vendas, që përvecse në vend të fundit dhe i rënë nga Superliga, në javët e fundit ka pësuar një “thes” me gola. Gjithsesi, sot Skënderbeu fitoi vetëm 1-0.

Një gol i Krasniqit në minutën e 75-të u mjaftoi korcarëve për të lënë pas përfundimisht ecurinë negative, teksa nuk fitonin prej 6 ndeshjesh, ndërsa tashmë morën fitoren e dytë radhazi dhe kapin vendin e katërt në renditje.