19.07.2020 - 18:03
Tottenham ka fituar për vete, por edhe për Manchester United, që tashmë kanë shanse reale për në Champions League. Spurs fituan 3-0 kundër Leicester në javën e 37-të të Premier League.
Protagonisti i ndeshjes ka qenë Harry Kane, autor i dy gola në minutat 37-të dhe 40-të. Anglezi ka realizuar 16 gola në 14 ndeshje të luajtura kundër Leicester në të gjitha kompeticionet, më shumë se ndaj çdo kundërshtari tjetër.
Goli tjetër i ndeshjes ka qenë një autogol i Justin në minutën e 6-të. Me këtë sukses Spurs ngjiten përkohësisht në vendin e gjashtë të renditjes, i fundit që garanton një vend në Europa League.