MENU
klinika

Pas vendimit të Vuçiç

‘Tradhtar, shite Kosovën’, protestuesit qëllojnë ish-ministrin

08.07.2020 - 10:28
Protesta e mbrëmshme që shpërtheu në Beograd, pas vendimit të presidentit Aleksandër Vuçiç për të vënë masa të reja kufizimi si rezultat i numrit të madh të infektuarve me COVID-19, nuk ka kursyer as ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Vuk Jeremiç.
https://video.shqiptarja.com//uploads/serbia_dhune.mp4Ndërsa po kalonte pranë protestuesve para dyerve të Kuvendit të Serbisë, një grup protestuesish e kanë goditur me shpulla në qafë duke e cilësuar si “tradhtar për shitje të Kosovës”.

Më 2 korrik Qeveria serbe miratoi masa të reja për kryeqytetin, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit. Masat përfshijnë mbylljen prej orës 23:00 deri në 06:00 të bareve dhe restoranteve për dy javë, mbyljen e konvikteve studentore, dhe gjoba për ata që nuk mbajnë maska në vendet publike

Sipas autoriteteve, problemi më i madh me koronavirusin aktualisht është në Beograd, ku ndodhen 82.5 për qind e të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Serbi u regjistruan edhe 13 viktima nga COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i viktimave, që nga fillimi i pandemisë, është rritur në 330 dhe mbi 4000 pacientë ndodhen të shtruar në spital.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin