MENU
klinika

"Së bashku të mbështesim Shqipërinë..."

Tre humanistët nga Diaspora sigurojnë 5 mijë teste Covid-19 për Shqipërinë!

21.07.2020 - 21:14

Lazim Destani nga “Ecolog International”, Nazmi Viqa nga “Abbruch AWR” dhe Remzi Ejupi i “Eurokoha”, mësohet se do t’i dhurojnë Ministrisës së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, sasinë prej 5 mijë testesh COVID-19.

Përmes një njoftimi për shtyp, bëhet me dije se ditën e nesërme, më 22 Korrik 2020, do të zhvillohet edhe ceremonia e dhurimit në ambientet e Ministrisë.

“Së bashku të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër COVID-19”, eshtë motoja donacionionit të tre humanistëve, dhuratë kjo pas testeve që u dërguan në Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Nesër, më datë 22.07.2020, në orën 14.00, do t’i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, sasia prej 5 mijë testesh COVID-19, dhuratë nga tre biznesmenët nga Diaspora, Lazim Destani nga “Ecolog International”, Nazmi Viqa nga “Abbruch AWR” dhe Remzi Ejupi i “Eurokoha”.

Ceremonia e dhurimit do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në këtë event, përveç përfaqësuesve të donatorëve, do të marrin pjesë Ministrja e Shëndetësisë, Znj.Ogerta Manastirliu, Ministri i Shtetit për Diasporën, Z.Pandeli Majko dhe përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Së bashku të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër COVID-19” është motoja e donacionit të tre dhuruesve të 5 mijë testeve COVID-19.

Testet mbërrijnë në mesditë në Aeroportin Ndërkombvëtar të Tiranës, “Nënë Tereza” dhe në orën 14.00 do t’i dorëzohen Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, në prani edhe të mediave të Tiranës.

Kjo dhuratë për Shqipërinë, bëhet pas 15 mijë testeve tjera të dhuruara nga Z.Destani, Z.Viqa e Z.Ejupi, nga të cilat, 12 mijë në Kosovë, 1 mijë ne Luginën e Preshevës dhe 2 mijë në Maqedoninë e Veriut.