MENU
klinika

Shifrat tregojnë se pas goditjes nga COVID-19..

Tregtia e jashtme e Shqipërisë po i rikthehet normalitetit

17.07.2020 - 11:14

Tregtia e jashtme e Shqipërisë po i rikthehet ritmeve të mëparshme pas goditjes që pësoi si rrjedhojë e izolimit që sollën masat parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, në Qershor 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 miliard lekë lekë, duke u ulur me 9,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 7,3 %, në krahasim me Maj 2020.

Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 52 miliard lekë, duke u ulur me 2,8 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 16,1 %, në krahasim me Maj 2020.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 29 miliard lekë, duke u rritur me 3,6 %, krahasuar me Qershor 2019 dhe 24,1 %, në krahasim me Maj 2020.

“Bilanci” 6 mujor

Në gjashtëmujorin e parë 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 125 miliard lekë, duke u ulur me 17,7 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 271 miliard lekë, duke u ulur me 14,6 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 146 mld lekë, duke u ulur me 11,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.