MENU
klinika

"Qytetarë mos e marrni me shaka Covid 19!"

Tritan Kalo: Politiqenërit tanë e gjejnë gjuhën për pasurimin e tyre!

13.07.2020 - 08:45

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj politikanëve, ndërsa ka kërkuar bashkëpunim dhe ndërgjegjësim të qytetarëve.

Ndërsa ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e rasteve me virus më vend, përmes një postimi në rrjetet sociale Kalo i ka kërkuar qytetarëve të tregohen të kujdesshëm për veten dhe familjarët e tyre, pasi thotë se politikanët tanë po mendojnë për interesat personale.

“Fëmijët kanë humbur nënën apo babanë, të afërmit motrën apo vëllanë, ne kemi humbur kolegët tanë të çmuar. Ju lutem si mjek e vëlla, që kurrë të mos e braktisni për asnjë çast përkujdesin ndaj vetes, si dhe vigji-lencën për të mos rënë pre e këtij infeksioni sa tinzar edhe jetë-marrës. Nuk është mëria apo varësia politike ajo që ju lëndon më shumë se vetë sëmundja, ndaj larg të bërit politikë edhe me Sars-Cov2/Covid-19. Politiqenërit tanë të çdo ngjyre e kanë gjetur dhe e gjejnë shumë shpejt gjuhën mes vendit, për pasurimin e tyre në çdo kohë dhe me çdo mjet”, deklaroi ai.

Më tej ai rikujtoi edhe vështirësitë që hasin punonjësit tek infektivi, nga infermierët e deri tek sanitaret.

“Miq e dashamirës, përkujdesuni në vijimësi për shëndetin e jetën tuaj dhe të afërmve tuaj. Sars-Cov2/Covid-19 është një realitet jetësor, imagjinatën e sëmurë për konspiracionin e mosekzistencës së kësaj “flame mbarëbotërore”, lërjani të dashuruarve pas teorive konspirative apo atyre gjithologëve, që janë në kërkim të protagonizmit të munguar. Kurrë mos harroni se janë aty që prej 9 Marsit 2020, në 24 orët e ditës me dhjetëra e dhjetëra motra e vëllezër tuaj mantelbardhë, infermierë, sanitarë, imazheristë, administratorë, farma-cistë, barrelistë, shoferë e punonjës të rendit, për të vigjiluar mbi shëndetin tuaj. Mendoni edhe për sakrificat e privimet e tyre të pafund-me. Jo rrallë ne edhe nuk ja kemi dalë mbanë dhe kemi humbur jetë njerëzish, shpirtrat e të cilëve pushofshin në parajsë”, u shpreh ai.