Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ngre gishtin e akuzën ndaj qeverisë, që sipas tij nuk ka asnjë strategji për situatën nga COVID-19.
Shehu shkruan se Ministria e Shëndetësise vë në dyshim besushmërine e testimeve të saj, të vetmet të lejuara molekulare e imunologjike, duke i dhënë një të tillë vetem 70% e duke shpallur në këto kushte si strategji të mbrojtjes së spitaleve mos testimin e gjerë!
POSTIMI I SHEHUT
“Covid” në përkeqësim, Rama “i zhdukur” Komiteti në konfuzion, Ministria e Shëndetësise vë në dyshim cilësine e testimeve të saj!
Asistenca nderkombetare e domosdoshme ne keto kushte, kur:
– Shifrat e pakta zyrtare per perhapjen e pasojat e Covid jane tej alarmit, jemi nen nje mungese transparence, pa strategji, me nje Komitet qe pas dy muajsh belbezoi perdorimin e maskave, qe deklaron pa kuptuar gravitetin, hyrjen ne “fazen e transmetimit komunitar” (te jashte kontrollit)… jemi dhe me nje Qeveri te paralizuar!
– Ndersa Kryeministri ka “harruar” fjalen Covid kur pak muaj me pare ishte i “kudo e kurdo ndodhur” ne betejen e tij te deshtuar me tanke e avione, ne vend te nje strategjie inteligjente kunder nje virusi, vecse duke terrorizuar qytetaret.
—Por “cudite” peshtjelluese nuk mbarojne, ndersa vazhdojne te mbahen te bllokuara te gjitha laboratoret e vendit Ministria e Shendetesise ve ne dyshim besushmerine e testimeve te saj, te vetmet te lejuara molekulare e imunologjike, duke i dhene nje te tille vetem 70% e duke shpallur ne keto kushte si strategji te mbrojtjes se spitaleve mos testimin e gjere!!!
Mos valle ne vazhdojme te perdorim akoma kitet kineze ne PCR, kur kitet e reja perendimore kane sensivitetin 95% e specifitetin 98%, po ne imunologji, cilat jane kitet e vetme qe perdoren e pse nuk publikohet dokumentacioni perkates?!
Ne keto e te tjera kushte te rrezikeshme tashme ne ekstrem duhet filluar menjehere hartimi i nje strategjie inteligjente e implementimi i saj, gje e cila imponon nje asistence profesionale e logjistike nderkombetare te qendrueshme ne terren, mundesisht italiane, qe nuk do te mungoje nqs kerkohet.