MENU
klinika

Ja shteti ku duhet të nisin menjëherë hetimet

Trondit zyrtari i lartë kinez: Koronavirusi e ka origjinën në Evropë

05.07.2020 - 07:44

Edhe pse rastet e para u konfirmuan në Kinë, Kina ka bërë me faj Spanjën për nisjen e pandemisë globale të koronavirusit.

Zeng Guang, kreu i qendrës kineze të kontrollit shëndetësor tha se në studime zyrtare gjurmë të Covid-19 janë zbuluar ujërat e zeza të Barcelonës në mars të vitit 2019.

“Nuk ka rëndësi se në cilin vend nisin kërkimet për sa kohë që ato përfshijnë të gjithë vendet dhe rezultatet nxirren me përgjegjësi”.

Ai shtoi se prezenca e Covid-19 në mostrat e kryeqytetit të Katalonjës, nëntë muaj para zbulimit të sëmundjes në Vuhan, dëshmon për një origjinë tjetër të epidemisë.

Deri tani studimet për origjinën e koronavirusit të ri vrasës ishin përqendruar në tregun prodhimeve të detit në Vuhan.

Ndërkohë perëndimi ka akuzuar Kinën se fillimisht ka fshehur detaje të virusit që tashmë ka vrarë më shumë se 500 000 njerëz në të gjithë botën.

Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!