MENU
klinika

Nga The Washington Post

Trump po bën hapur fushatë raciste!

06.07.2020 - 15:05

Të gjithë diktatorët e mundshëm kanë nevojë për armiq për të justifikuar marrjen e pushtetit. Presidenti Trump, e bazoi fushatën e tij për vitin 2016 në nxitjen e frikës nga meksikanët dhe myslimanët. Po këtë vit?

Kalifati i Shtetit Islamik nuk ekziston më dhe, për shkak të pandemisë, kufijtë e SHBA janë të mbyllur. Terrorizmi vazhdon të mbetet problem dhe dhuna supremaciste është në rritje.

Ka gjëra më të mëdha për tu shqetësuar, veçanërisht, një pandemi që ka vrarë më shumë amerikanë sesa ata që vdiqën në të gjitha luftërat tona të pas-1945 të kombinuara dhe ka bërë që papunësia të rritet në nivelin e saj më të lartë që nga vitet ’30.

Por, Trump nuk e ka aftësinë për të luftuar këtë armik.

Në fjalimin e tij të së premtes në Mount Rushmore, Trump zbuloi një grup të ri të armiqve që ai preferon të luftojë në vend të kësaj deri në nëntor.

Trump paralajmëroi për “një fushatë të pamëshirshme për të fshirë historinë tonë, për të fshirë vlerat tona dhe për të indoktrinuar fëmijët tanë,” për “turmat e zemëruara” dhe disidentët dhe duke kërkuar nënshtrim të plotë nga kushdo që nuk pajtohet. ”

Ai e përshkroi këtë si “vetë përkufizimi i totalitarizmit”, fjalë që ai u përpoq të shqiptonte. “Qëllimi i tyre nuk është një Amerikë më e mirë; Qëllimi i tyre është t’i japin fund Amerikës.”

Rreziqet që Trump shtron nuk jane plotësisht imagjinare. Ai thjesht I ekzagjeron ata. Ka vërtet emigrantë të paligjshëm dhe terroristë muslimanë, por ata nuk ishin në prag të shkatërrimit të Amerikës në vitin 2016.

Lëvizjet #MeToo dhe Black Lives Matters e kanë bërë botën më të mirë duke i kushtuar vëmendje abuzimeve. Por suksesi i tyre kërcënon mbështetësit e bardhë të Trump. Ata nuk do të heqin dorë nga privilegjet e tyre pa një luftë.

Trump po zhvillon një fushatë të hapur raciste në kundërshtim me opinionin publik.

Por të gjithë e dinë se ajo që ai vërtet po mbron nuk është “liria jonë” ose “historia jonë”, siç tha ai të premten, por, përkundrazi, “fuqi e bardhë”, fjalët e shqiptuara nga një mbështetës i Trump në një video që vetë presidenti kishte postuar në Twitter dhe më vonë u fshi.

Max Boot, columnist i The Washington Post/ Konica.al

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al